“Dosja Veliaj” ndahet në dy pjesë, GJKKO pranon kërkesën e 7 të pandehurve për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 7 të pandehurve në kuadër të çështjes së njohur si “Dosja Veliaj”, duke bërë që procesi të ndahet në dy pjesë.
Sipas raportimeve, mes të pandehurve që do të gjykohen me këtë procedurë janë disa biznesmenë dhe një ish-deputete socialiste, përfshirë Elman Abule (Rametal shpk), Fatmir Bektashi (Kontakt shpk), Mirton Lika (Lani shpk), Frosina Bollo (OJF “Frobolous”), si dhe Adela Kondakçiu, Fatjon Baci dhe Klotilda Bushka.
Me vendimin e GJKKO-së, dosja do të rihidhet në short për pjesën tjetër të të pandehurve.
Seanca për gjykimin e shkurtuar është caktuar për më 20 maj, ku pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet e saj.


