“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 22:13
Aktualitet

Katër persona mbetën të dëmtuar si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga benzina në një skaf në Porto Palermo, Himarë.
Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit dhe është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Sipas dëshmisë së tij, në momentin e shpërthimit ai ndodhej së bashku me persona të tjerë pranë skafit, ndërsa benzina e derdhur gjatë punimeve në motor është përfshirë papritur nga flakët.
“Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha Xhemal Ismaili.


