Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohet shoferi i taksisë, zbardhet dëshmia e parë e 26-vjeçarit

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Durrës/ Arrestohet shoferi i taksisë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës me pasojë vdekjen e një kalimtari, 66-vjeçar, i identifikuar si Fezi Dine.

Drejtuesi i taksisë, Aldi Talelli 26 vjeç, është arrestuar nga policia.

Ai rezulton me dokumentacion të rregullt për drejtimin e taksisë (dëshmi për taksi). Ka 8 vjet në drejtim automjeti. Sipas testit të kryer, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Aktualisht po merret në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore. Në komunikimet e para, taksisti 26-vjeçar ka deklaruar se “i ka ikur mjeti”.

Shkaku i saktë do të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertiza.

ME TE LEXUARAT