Dosja "Sterilizimi"/ GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg u dënuan ish-zv.ministri dhe biznesmeni i përfshirë

Aktualitet

Dosja "Sterilizimi"/ GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg u

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për 8 të pandehurit e dosjes “Sterilizimi”.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-zyrtari Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, por pas uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 4 vite burg.

Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata e ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e dënimit për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është reduktuar në 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Petret Mersini 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim të dënimit me burg dhe vihet në provë për 24 muaj. Arben Gjata 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, pezullim i dënimit me burg dhe konvertohet në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri 1 vit e 6 muaj burg, i ulet në 1 vit burg, pezullohet dënimi me burg dhe dënohet me punë në interes publik prej 80 orësh dhe të përmbushet prej 6 muajsh./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion