Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në PS, zbulohet tema e diskutimeve brenda takimit

Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës, që u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, ka përfunduar pak momente më parë. Sipas burimeve, në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

Në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i partisë, koordinimi i punës mes deputetëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, si dhe adresimi i çështjeve që kërkojnë zgjidhje urgjente në Tiranë.

Rama ka kërkuar gjithashtu angazhim për takime të rregullta me qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e PS-së, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me strukturat e partisë.

Përveç kësaj, ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim edhe me Kryesinë e Partisë Socialiste, ku u diskutuan çështje të tjera të rëndësishme për ecurinë dhe zhvillimin e partisë./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion