“Zarf misterioz në shtëpinë e BBV! Vëllai i Madh: Artani dhe Greta duhet të përballen me sfidën e re....

Showbiz

“Zarf misterioz në shtëpinë e BBV! Vëllai i Madh:

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka hyrë sot një zarf i bardhë. Duke marrë shkas nga kërkesa që Artani bëri mbrëmë gjatë spektaklit, Vëllai i Madh i ftoi banorët që të bënin punët e shtëpisë.

Por jo vetëm kaq, pasi Artani dhe Greta nuk do të punojnë, por do të mbikëqyrin punën e të tjerëve. Banorët kanë një orë kohë që të pastrojnë të gjithë shtëpinë.

“Banorë, nisur nga kërkesa e Artanit në live-n e fundit, Vëllai i Madh iu fton të bëni punët e shtëpisë me produktet e Euromega. Të vetmit që nuk do të punojnë dhe do të mbikëqyrin punët tuaja janë Artani dhe Greta.

Mund të filloni që tani. Keni një orë kohë”, shkruhej në zarfin e bardhë./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion