“Do të heq magjinë…”/ Fallxhorja i zhvat 190 mijë euro gruas në Greqi
Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një fallxhore, i ka marrë një gruaje rreth 190 mijë euro me pretendimin se do ti hiqte magjinë e zezë që e kishte pushtuar.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Prevezë, ku së bashku me burrin e saj fallxhorja e ka bindur 50-vjeçaren se mund t’i zgjidhin magjitë që dyshohet se të huajt i kishin bërë asaj dhe familjes së saj. Dhe në këmbim i kanë marrë bizhuteri me vlerë dhe shuma të majme parash.
Sipas raportimeve përgjatë një viti burrë dhe grua i kanë marrë 50-vjeçares nëpëmjet mashtirimit shumën totale të parave prej 190.000 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 40.000 euro.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mësohet se pas denoncimit të 50-vjeçares fallxhorja me burrin e saj janë shoqëruar në polici për veprime të mëtjeshme proceduriale.