Dita e Dëshmorëve/ Rama, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Aktualitet

Dita e Dëshmorëve/ Rama, homazhe në Varrezat e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.

Numri një i qeverisë dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë nderuar kujtimin e dëshmorëve të rënë për liri.

Dita e Dëshmorëve, 5 maj 1942, është dita kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmjet këngës epike, dhe trashëgimisë së historisë së tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e atdheut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion