Vrau çiftin e të moshuarve në fshatin Dropull, ja kush është autori i krimit (Foto)

Aktualitet

Vrau çiftin e të moshuarve në fshatin Dropull, ja kush

Sidomos pak ditë para se të ndodhte vrasja, Thoma Mastora kishte pirë disa herë kafe në banesën e çiftit Ilia. Burime thonë se ai njihet në zonë si njeri problematik, ku është bërë disa herë pjesë e konflikteve në fshatin Bodrishtë.

Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka shoqëruar dhe pyetur 35 persona, ndërsa alarmi që ngriti motra e Kloeniqi Ilia zbuloi ngjarjen e rëndë. Ajo nuk kishte mundur të lidhej në telefon me të motrën dhe kishte njoftuar fqinjën, ndërsa kjo e fundit e gjeti çiftin të vdekur në banesë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion