Dita e 61-të e protestës për rrëzimin e Ramës, qytetarët lënë mesazh në bulevard gjatë marshimit

Aktualitet

Dita e 61-të e protestës për rrëzimin e Ramës,

Protesta e ditës së 61-të në bulevard dhe e muajit të tretë të rezistencës në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike, shënoi edhe momente pikante të saj.

Mesazhet e qytetarëve në thirrje, parulla e pankarta ishin nga më të ndryshmet dhe më tërheqëset.

Goditës ishte edhe mesazhi i gdhendur në pllakat e bulevardit si çdo natë gjatë momentit të nisjes së marshimit.

Qytetarët shkruajtën në rrugën e madhe mesazhin:

“Balluku në burg!”.

balluku burg

Gjatë këtij marshimi tradicional ku morën pjesë mijëra qytetarë, nuk munguan edhe thirrjet si “Çohuni nga kafja”, “Revolucion”, “Ndryshim sistemi”, “Arrestoni Ramën”, “Berisha në burg, Rama në burg”, apo “Ju erdhi fundi”.

ME TE LEXUARAT