Digjet makina e parkuar në Maliq, çfarë dyshohet

Aktualitet

Digjet makina e parkuar në Maliq, çfarë dyshohet

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Pirg, në Maliq. Sipas bluve, dyshohet se zjarri në makinë ka rënë për shkaqe aksidentale.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT