Dhjetë infektime të reja me COVID në Shqipëri

Aktualitet

Dhjetë infektime të reja me COVID në Shqipëri

Dhjete infektime te reja me COVID jane shenuar ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit.

Shifrat u bene publike nga Ministria e Shendetesise.

NJOFTIMI:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 222 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Mars 2023)
Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 222

Testime totale 2,045,774
Raste pozitive 333,726
Raste të shëruara 329,976
Raste Aktive 149
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 129
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 5
Durrës. 2
Shkodër. 1

ME TE LEXUARAT