Sarandë/ Grabitësit i morën 20 milionë lekë, noteri ishte nën hetim për shpërdorim detyre

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e banesë së noterit Thoma Kaçi në Sarandë. Më herët u bë më dije se në banesën e tij u vodhën 20 milionë lekë të vjetra, ndërsa mësohet se autori i kishte kërkuar 100 milionë.
Sipas policisë, autorët kanë marrë çelësat e një mjeti “Range Rover” Vogue dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por kur kanë dalë nga banesa, nuk i kanë marrë mjetet. Po hetohet edhe një pistë tjetër, ajo për shkak të detyrës, pasi noteri prej kohësh është nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh në Sarandë.
Ai ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe djalin, ku grabitësit kanë hyrë me kallashnikov, i kanë lidhur dhe ju kanë marrë paratë. Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e noterit ka qenë drejtoreshë banke më herët.
Ndërkohë policia po shikon kamerat e sigurisë në zonë dhe dalja e qytetit po kontrollohet nga një postbllok i ngritur enkas nga forcat “Shqiponja”. /BW


