Akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Dardan Krivaqa hesht në burg: “Nuk flas pa parë autopsinë”

Kosovë&Rajon

Akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Dardan Krivaqa hesht në

Në seancën e sotme gjyqësore, Dardan Krivaqa nuk ka pranuar të flasë. I dyshuar për vrasjen e partneres së tij, Krivaqa ka thënë se nuk do flasë pa parë raportin e autopsisë së viktimës, Marigona Osmanit. Lajmin e bëri me dije avokati i familjes së viktimës.

“Sot ka pasur deklarimin Dardan Krivaqa në orën 09:00, por është mbrojtë në heshtje. Me arsyetimin se dëshiron me pa raportin e autopsisë”, tha avokati Gazmend Rexhepi

Dardan Krivaqa, si në polici, si në gjykatë kur i është caktuar masa e paraburgimit ashtu edhe sot para prokurorit të çështjes është mbrojtur në heshtje, në prani të avokatit të tij.

Ndërkohë, mediat kosovare shkruajnë se raportin e autopsisë nuk e ka parë akoma familja e Marigonës e as avokati i rastit, pasi kjo ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos dëmtohen hetimet, kërkesë kjo e pranuar nga familja dhe avokati. Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion