DETAJE/ Dy policët u shtynë nga lartësia nga trafikanti i drogës, njëri është plagosur rëndë në kokë, tjetri...

Aktualitet

DETAJE/ Dy policët u shtynë nga lartësia nga trafikanti i

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Dibër, ku dy efektivë të forcave speciale “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Gjatë ndërhyrjes, personi që ishte në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga një mur rrethues policin Gentian Meda, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Si pasojë, Meda është nisur me urgjencë me helikopter për në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në kokë.

Ndërkohë, kolegu i tij, Bilal Gjapi, raportohet se ka thyer këmbën gjatë aksionit.

Pavarësisht plagëve të marra, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë personin e kërkuar, i cili është vënë nën mbikëqyrje nga autoritetet. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion