FSHF me 'dorë të hekurt', përjashton nga gara klubin shqiptar! I zbret edhe gjashtë pikë për sezonin pasardhës

Sport

FSHF me 'dorë të hekurt', përjashton nga gara klubin

F Klosi nuk është më pjesë e Kategorisë së Tretë në futbollin shqiptar. Matjanët nuk kanë marrë pjesë në disa takime, duke detyruar FSHF-në që t’i përjashtojë nga gara e këtij sezoni si dhe t’i zbresë një kategori më poshtë, duke i zbritur edhe gjashtë pikë në sezonin pasardhës.

“KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B. Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës”, njofton Disiplina e FSHF-së.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion