Detaje/ Autori i atentatit në Shkodër kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu! Në 2023 u kap me...

Aktualitet

Detaje/ Autori i atentatit në Shkodër kishte pak muaj që kishte

Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu. Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të vitit 2023 pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke.

"Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë amntiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.", njoftoi policia asokohe për arrestimin e të riut. 

Pasi qëlloi me breshëri automatiku në lokalin në qendër të Shkodrës, Ragip Gila braktisi motorin dhe u largua me makinë, por në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit u aksidentua.

“Është dikush aty”, shprehen efektivët pasi lokalizojnë 28-vjeçarin të fshehur mes shkurreve dhe më pas i drejtohen “Je dorëzuar?”.

Ndërkohë në ngjarjen e rëndë në Shkodër u vranë me automatik Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

ME TE LEXUARAT