Arrestimi i Ergys Agasit, policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit, policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK.

Por në momentin e ndërhyrjes së policisë, në të njëjtin automjet me Agasin ndodhej edhe një tjetër person, konkretisht Uljan Shpataraku.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar, E. A.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion