Masakra pranë bashkisë Shkodrë, reagon Beci: Ngjarje që duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për masakrën me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal pranë bashkisë.
"Të dashur qytetarë, Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.", shkruan Beci.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin në Shkodër, duke zbardhur dinamikën e ngjarjes. Autori Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen Qemal Stafa pranë bashkisë, ku për pasojë ka humbur jetën Armando Pali dhe mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç, truproja e tij Liridon Kraja (Lushi), si dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri.
31 vjeçari Liridon Kraja ndërroi jetë pasi u ndërua në spital. Nën kujdesin e mjekëve janë edhe Brajoviç dhe kamarierja. Autori u kap pas disa minutash ndjekje nga policia.

