Po lëvizte me 'Audin' luksoz, momenti i arrestimit të Ergys Agasit në Durrës (VIDEO)

Aktualitet

Po lëvizte me 'Audin' luksoz, momenti i arrestimit të Ergys

Këto janë momentet kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit arrestojnë Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës.

Në pamje shihet se si makinat dhe motorët e policisë rrethojnë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi, i shoqëruar nga ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.

 

Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe u vendosin prangat të dy personave. Arrestimi i Agasit u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me SPAK-un.

Ergys Agasi kishte lënë mustaqe, ndërsa në dorë mbante një orë të shtrenjtë të markës Richard Mille.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion