Depozitat e pusit të naftës shpërthyen në flakë, punëtori në Ballsh vdes në spital pas 27 ditësh (EMRI)

Aktualitet


Depozitat e pusit të naftës shpërthyen në flakë,

Humb jetën pas 27 ditësh  Viktor Ballaj 51 vjecari punëtor i kompanise private të naftës në Ballsh,nuk i mbijetoj dot plagëve të marra nga djegia qe ju shkaktua nga marrja flake e një tubacioni ne dekantimin e naftës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 marsit  2021 në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon  një  firme private nafte .

Kemi raportur që tek ky pus nafte ka marrë flakë nje tubacion dhe për pasojë punëtori Ballaj i cili ishte i vetem aty,  pësoj  djegie të shumta, pas mjekimit në Fier ai u nis për Tiranë.

Pas incidentit u arrestua shefi teknik  Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh , në datën 7 mars u  njoh nga gjykata Fier me masën “Detyrim paraqitje".

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion