Dëmtohet argjinatura e Bistricës në Çukë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore, probleme në Konispol dhe Shalës

Aktualitet

Dëmtohet argjinatura e Bistricës në Çukë,

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore.

Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive, gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar. Rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin e banorëve dhe të mjeteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion