Publikohen oraret e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës në Play-Off-in e Botërorit, ja kur do të luhen

Sport

Publikohen oraret e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve “play-off”, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur.

Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën

Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026):

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion