Del teza e Ekonomisë dhe Fizikës 15 minuta para nisjes së provimit

Aktualitet

Del teza e Ekonomisë dhe Fizikës 15 minuta para nisjes së

Sot zhvillohet provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, për rreth 28 mijë maturantë në gjithë Shqipërinë.


Siç është bërë traditë tanimë, 15 minuta pas nisjes së provimit në rrjetet sociale janë bërë publike tezat. Bëhet fjalë për provimin e Ekonomisë, për të cilin në rrjet është bërë publik varianti A.

Ndërkohë është bërë publike edhe varianti A i provimit të Fizikës. Kujtojmë se edhe më herët në provimet e Gjuhës së Huaj, Letërsisë dhe Matematikës, tezat e provimit dolën në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi kishte filluar testimi.

Maturantët sot mbyllin provimet që i japin fund gjimnazit dhe i parapërgatisin për shkollën e lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion