Digjet makina në Sukth, shpëton drejtuesi i mjetit, askush nuk ndalon për ta ndihmuar
Lajmifundit
/
24 Qershor 2024, 09:49
Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.
Makina është djegur në afërsi të Sukthit ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime.
Ajo që vihet re është se asnjë automjet nuk ndalet për t’i ardhur në ndihmë.
Nisma e Ministrisë së Brendshme pak vite më parë që detyronte drejtuesit e mjeteve të mbanin me vete kutinë e ndihmës së shpejtë dhe një zjarrfikëse, duket se nuk po zbatohet.


