Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi, u dhunua barbarisht nga 4 persona
Një lajm mjaft i mirë vjen nga Greqia. Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet optimiste sipas mjekëve.
Më 3 qershor famijarët e avokatit kërkuan që ta çonin për një mjekim më të specializuar në Greqi, pasi shpresonin se mjekimi atje do të jetë me shpresëdhënës për jetën e Mëngjesit dhe fatmirësisht ashtu rezultoi.
Avokati ndodhejnë koma artificiale, që nga 29 maji, ku u sulmua brutalisht sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.
Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano.