Veliaj: Kush djeg goma, vetëm mund të djegë Shqipërinë, jo të bëjë punë; PS mban fjalën për çdo premtim
Në takimin me socialistët e Njësisë 8, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se një opozitë që djeg goma, nuk bën dot asnjë punë, por veç të djegë Shqipërinë.
“Për sa kohë që përfaqësojmë shumicën e popullit, kemi të gjithë të drejtën t’i shohim njerëzit në sy dhe t’ju themi:
E mbajtëm fjalën për Pazarin e Ri, e mbajtëm fjalën për Rrugën e Dibrës, e mbajtëm fjalën për shkollën “Servete Maçi”, e mbajtëm fjalën për shkollën “Sami Frashëri”, e mbajtëm fjalën për rrugën “Siri Kodra”, e mbajtëm fjalën për Bregun e Lumit, e mbajtëm fjalën për dy shkollat “Sevasti Qirjazi” edhe “Kiço Blushi”, e mbajtëm fjalën për lagjen e re të tërmetit, e mbajtëm fjalën në çdo premtim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sepse kush bën 99 punë, bën edhe 100 të tjera; kush ka djegur vetëm goma, vetëm mund ta djegë Shqipërinë, dhe kush i ka veshur nënat me të zeza, vetëm mund t’i veshë akoma me të zeza”, tha ai.
Veliaj ftoi të rinjtë dhe të rejat që të bëhen pjesë e PS për të vijuar misionin. “Ne kemi të gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit që, në vitin tjetër, t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi: Kemi mbajtur çdo fjalë për këtë njësi”, shtoi ai.