Del FOTO: Klubi i Dinamos ngushëllon familjen Cani, Martini 14 vjeçar u vra nga shoku i shkollës

Aktualitet

Del FOTO: Klubi i Dinamos ngushëllon familjen Cani, Martini 14

Personi që shihni në foto është Martin Cani, i cili ditën e sotme u vra me thikë nga bashkëmoshatarët e tij pas një sherri në rrjetet sociale.

Klubi i Dinamos, ku 14-vjeçari luante ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ngjarjen tragjike.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postim.

Kujtojmë që ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi.

Mësohet se nga ky konflikt ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i ri, i cili dyshohet se është autori i cili qëlloi me thikë dy bashkëmoshtarët e tjerë. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.

Konflikti mes të rinjve kishte nisur në rrjetet sociale dhe u zhvendos në afërsi të shkollës “Fan Noli” në të cilën shkolloheshin dy të rinjtë, viktima dhe shoku i tij.

Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.

Burime për media bëjnë me dije se viktima është qëlluar 6 herë me thikë. Raportohet se sherri është shënuar ne 90 sekonda, sekonda që shënuan dhe tragjedinë me vdekjen e një adoleshneti. Pak më herër në lidhje me ngjarjes u shoqëruan në polici 5 persona që dyshohet si të përfshirë në sherrin tragjik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion