Sherri me thika pranë shkollës, “Askush nuk ndërhyri”, dëshmitarja: Pashë një nga djemtë në tokë dhe…

Aktualitet

Sherri me thika pranë shkollës, “Askush nuk

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.

Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.

Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuq, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.

“S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor.

Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast?

Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua.”, tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion