Dalin pamjet, momenti kur autori i vë flakën dy mjeteve në Vlorë dhe largohet me vrap

Aktualitet

Dalin pamjet, momenti kur autori i vë flakën dy mjeteve në

Dalin pamjet kur një person i ka vendosur flakën disa automjeteve të parkuara në Vlorë. Në video shihet momenti kur personi afrohet dhe i vendos zjarrin në mënyrë të qëllimshme dhe më pas largohet me vrap. Nga zjarri janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa një e tretë është djegur pjesërisht. (Shiko këtu)

 

Ndërkohë pronari i dy mjeteve, Nerizan Hoxhaj, thotë se nuk ka konflikt me njeri, teksa i bën thirrje policisë te zbardhë ngjarjen.

“Nuk kam pasur konflikt me asnjë njeri. Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, shprehet ai.

 

ME TE LEXUARAT