Celibashi: Aplikacioni i KQZ është sulmuar, po punohet për zgjidhjen

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi gjatë deklaratës së tij për mediat, për situatën e procesit të votimit, bëri me dije se aplikacioni i KQZ është sulmuar.
“Kemi një numër të vogël QV që kanë raportuar për faktin se aplikacioni IKQZ është sulmuar pak më përpara dhe teknikët tanë po punojnë për ta zgjidhur, nëse nuk do zgjidhjet kemi plan B dhe C për të updetuar pjesëmarrjen. që prej një ore aplikacioni dhe sistemi i raportimit është i sulmuar nga pikëpamja informatike. Nuk kemi një numër të saktë të votuesve deri në orën 13:00 sepse bëhet mbi bazë sondimi. Nuk mblidhen të dhënat e të gjitha orëve sepse ka QV që raportojnë rregullisht por edhe që nuk raportojnë rregullisht. Po kjo nuk do të thotë që votuesit nuk kanë votuar”, tha ai.


