Ish- ministri rrëfen tmerrin në sheshin "Skëndërbej": Ishim shumë afër makinës, një djalë ndërhyri dhe e ndaloi

Aktualitet

Ish- ministri rrëfen tmerrin në sheshin

I pranishëm në ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ka qenë edhe ish- ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani. Për mediat kosovare, ai ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar.

 “Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pijmë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura. Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion