KQZ: 144 qendra identifikojnë në mënyrë manuale, problemet e raportuara nuk përbëjnë rrezik për procesin

Politikë

KQZ: 144 qendra identifikojnë në mënyrë manuale, problemet e

Në një deklaratë për mediat, ka dalë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili ka bërë me dije se në 144 qendra votimi, identifikimi po bëhet në mënyrë manual. Në 84 prej tyre, sipas Celibashit shkak është bërë mungesa e operatorëve.

Në fjalë e tij, ka pasur raste sporadike të pezullimit të votimit. Ai thekson se problemet janë hasur edhe në pjesën teknike të pajisjeve, por që sipas tij, këto probleme nuk e vënë në rrezik procesin e votimit.

Gjithashtu, Celibashi tha se është raportuar një grumbullim njerëzish në një qendër votimi, duke u bërë apel të gjithëve, që, nëse kanë votuar, duhet të largohen nga qendra e votimit. Ligji nuk e lejon këtë veprim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion