Britani/ Nëna shqiptare bëhet gruaja e parë që do ekstradohet në Shqipëri, ja për çfarë dënohet...

Aktualitet

Britani/ Nëna shqiptare bëhet gruaja e parë që do

Një nënë shqiptare, Lirie Delishi, 25 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg, sipas mediave britanike. 


Gjykata angleze miratoi ekstradimin e saj, duke deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të shihet si një “strehë e sigurt” për personat e kërkuar nga vende të tjera, edhe pse kjo do të sillte vështirësi për familjen e saj.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur katër muaj burg, pasi në vitin 2019 ajo u kap duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune në aeroportin e Tiranës, ndërsa përpiqej të udhëtonte drejt Romës.

Në apel, Delishi, që ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, kërkoi që të mos ekstradohej duke theksuar se ndarja nga fëmijët do të ishte e tmerrshme dhe se partneri i saj, Edmond, do të detyrohej të mbyllte njërin nga bizneset e tij për t’u kujdesur për ta. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e saj.

Delishi pritet të vuajë dënimin në burgun e grave të Pojskës, i cili ka kapacitet për rreth 110 gra. Ajo ndodhet ende në Britani në pritje të një apeli kundër vendimit.

E diplomuar për inxhinieri kompjuterike, Delishi kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 për t’u bashkuar me partnerin e saj dhe familjen e re. Ajo tha se familja e saj në Shqipëri është “e turpëruar” për ngjarjen dhe se “nuk ka qenë kurrë pjesë e një familjeje që futet në telashe”. Shqiptarja.com

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion