"Sterilizimi", shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja, zbulohet arsyeja

Aktualitet

"Sterilizimi", shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja,

Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e "Sterilizimit".

Beqaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, me dyshimin se ka kryer veprime që kanë sjellë dëmtim të buxhetit të shtetit dhe përfitime të padrejta gjatë ushtrimit të funksionit si titullar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.

Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion