Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë/ ARRSH: U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve

Aktualitet

Bllokimi i rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë/

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha përmes një njoftimi se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.

Sipas ARRSH, u krye një shpërthim i planifikuar në orën 12:30 ku rruga u bllokua për rreth 20 minuta dhe pas përfundimit, qarkullimi vijoi normalisht.

ARRSH sqaron se punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë. Përmes kësaj, synohet rehabilitimi  rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi.

ARRSH thotë se është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi gjatë procesit të gërmimeve, dhe se do të ketë shpërthime të tjera.

Njoftim për shtyp!

Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron opinionin publik se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.

Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht.

Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. Aktualisht po punohet për zgjerimin e aksit ekzistues, si dhe për ndërtimin e një aksi të ri prej rreth 600 metrash, ku po kryhen punime gërmimi për trupin e rrugës.

Gjatë procesit të gërmimeve, në rastet kur konstatohet material i fortë shkëmbor, është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi. Parashikohet që të realizohen edhe 5–6 shpërthime të tjera, ku shpërthimi i radhës mund të kryhet ditën e mërkurë.

Punimet po vijojnë me ritëm të lartë me qëllim përfundimin e tyre përpara sezonit veror. Autoriteti Rrugor Shqiptar falënderon qytetarët për mirëkuptimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion