Benz-i përplas 60-vjeçarin me biçikletë në aksin Lushnje- Rrogozhinë

Aktualitet

Benz-i përplas 60-vjeçarin me biçikletë në aksin

Një person rreth të 60- tave që udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit, është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

Drejtuesi i biçikletës nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz i cili e ka përplasur, në tentativë për t’a shmangur.

Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulance, ndërsa efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është në komisariat dhe po pyetet nga efektivët e rrugores, për të marrë deklaratën, sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa nga spitali, informacionet e para janë, që i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion