Larje hesapesh brenda resortit turistik, masakrohet familja: Vriten gruaja shtatzënë, djali dhe nëna e saj

Bota

Larje hesapesh brenda resortit turistik, masakrohet familja: Vriten gruaja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku një grua shtatzënë, fëmija dhe nëna e saj janë vrarë në një sulm me armë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin e Costa de la Luz pranë kufirit jugor të Spanjës me Portugalinë.

Dy burra të maskuar hynë me motoçikletë në ambientet e një resorti dhe hapën zjarr drejt një familjeje.

Një 39-vjeçare, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, djali i saj adoleshent, 16 vjeç dhe gjyshja e fëmijës nga nëna, 62 vjeç, vdiqën të gjithë në vendngjarje si pasojë e plumbave.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia ka njoftuar se pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve apo një sulm hakmarrjeje nga rivaliteti i dy grupeve kriminale. 

Viktimat janë motra, nipi dhe nëna e një personi të arrestuar më herët për një sulm të ngjashëm me armë, të ndodhur në vitin 2024.

ME TE LEXUARAT