Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, zbardhet arsyeja

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë për shkak se prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për të mbajtur qendrimin e tij lidhur me kërkesat e avokatëve të të pandehurve.

Mësohet se seanca është shtyrë për më datë 13 tetor.

Të pranishëm në seancë ishin Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ndërsa Berisha dhe të pandehurit e tjerë  u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Mësohet se avokati i Fatmir Bektashit, Sokol Hazizaj kërkoi pavlefshmëri të akteve hetimore, shpalljen e  pavlefshëmirsë se procesverbalit të sekuestrimit të kompjuterit të shoqerisë.

ME TE LEXUARAT