“Bënin presion për të nisur terapi hormonale!”- Transgjinorja rrëfen eksperiencën me organizatat e LGBT: Më thanë ’je në trupin e gabuar’!

Aktualitet

“Bënin presion për të nisur terapi hormonale!”-

Transgjinorja Luana Myrto ka ndarë rrëfimin e saj tronditës për mënyrën si, sipas saj, është ndikuar nga disa përfaqësues të komunitetit LGBT, të cilët siç pretendon ajo i kanë bërë presion për të nisur terapi hormonale që në moshë të vogël.

E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto tha se kur ishte adoleshente dhe përballej me vështirësi ekonomike, një shoqatë e komunitetit i ishte afruar me premtime për mbështetje dhe ndihmë.

Por, sipas saj, pas kësaj qëndronte një ndikim psikologjik që e shtyu të besonte se kishte “lindur në trupin e gabuar”.

“Bënin presion për të nisur terapi hormonale!”-

“I merrnin minoren nga 13 vjeç, isha pa suport. Më thanë që kam lindur në trupin e gabuar. ‘Je në trupin e gabuar,’ më thoshin, ‘ne nuk të shohim si grua derisa të marrësh hormone”, tregoi Myrto.
Ajo shtoi se në atë kohë ishte e pambrojtur dhe në kërkim të ndihmës, ndërsa e bindnin se bota përreth ishte armike.

“Sikur po na vrisnin, po na sulmonin, na fusnin këto mendime në kokë. Nuk e di nëse ma kanë imponuar apo nëse ishte zgjedhja ime, sepse isha e vogël”, u shpreh ajo.

Myrto pranoi se ende sot, pas shumë vitesh, nuk është plotësisht e sigurt nëse vendimi i saj për të ndryshuar gjini ishte vërtet dëshira e saj apo rezultat i ndikimit nga jashtë.

“E them me sinqeritet, nuk e di nëse ishte zgjedhja ime apo imponim. Sepse në atë moshë, çdo gjë që të thuhet nga dikush që e sheh si shpëtimtar, e beson”, tha ajo.

Sipas saj, disa pjesëtarë të komunitetit i shfrytëzonin situatat e vështira të adoleshentëve për t’i bindur të ndjekin rrugën e tranzicionit gjinor.

“U afroheshin fëmijëve në varfëri, nga 13 deri në 16 vjeç, duke i manipuluar se kishin lindur në trupin e gabuar”, deklaroi Myrto.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion