Tentuan të blinin votat, ndalohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë

Kosovë&Rajon

Tentuan të blinin votat, ndalohen dy të dyshuar në

Dy persona janë ndaluar në Kosovë nën dyshimin e korrupsionit zgjedhor, pasi akuzohen për blerje votash.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në komunën e Fushë-Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.


Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme ligjore për zbulimin e plotë të rastit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion