Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në Shkodër, kush ishte ish-trajneri 38-vjeçar që la pas dy fëmijë

Aktualitet

Ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në

Një punonjës i internetit në Shkodër ka ndërruar jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

38-vjeçari Arvjo Fishta po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt.

Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh, teksa ka lënë pas dy fëmijë.

“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion