"Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë!" - Protestuesi 19 vjeçar në protestë: " Rama të kam lënë Zotin"

Një i ri 19-vjeçar nga Fani i Mirditës, ka folur gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke sjellë një histori personale të lidhur me punën e babait të tij në sistemin shëndetësor.
Sipas tij, në kohën kur babai i tij shërbente si infermier në Urgjencën e Tiranës, një pacient ka humbur jetën gjatë transportit në ambulancë, në një situatë që ai e lidh me mungesën e oksigjenit.
I riu e përdori këtë rast për të shprehur pakënaqësi ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me tone të forta.
Në fund të fjalës së tij, ai tha se nuk kërkon hakmarrje personale, por beson se drejtësia do të vijë sipas tij në mënyrë morale dhe hyjnore.