Avokati i kontrollorëve ironizon drejtësinë shqiptare: Arrestuan puçistët, provuan se ky sistem është i drejtë

Aktualitet

Avokati i kontrollorëve ironizon drejtësinë shqiptare: Arrestuan

Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve të Rinasit, që u lanë në burg ditën e sotme, për shpërdorim detyre, ka folur për mediat, duke ironizuar drejtësinë shqiptare. Ai tha se sot u dënuan puçistët që morën në peng aeroportin e Rinasit.

“Për ne sot është një ditë shumë e gëzuar, arritëm të provojmë se sistemi i drejtësisë shqiptare është eficent i drejtë dhe i papolitizuar. Sot dënuam më masën e sigurimit arrestuan me burg puçistët dhe pengmsrrësit e aeroportit të Rinasit, është një ditë e mrekullueshme.

Nuk është vepër penale, nuk ka shpërdorim detyre, 3 kontrollorë nuk mund të bllokojnë detyrën. Duhet të ishte në bllok e gjithë puna e kontrollorëve.  Nuk jam në gjendje t’iu kthej më tej përgjigje, nuk jam i stresuar, jam moralisht i dërmuar.”, tha Rezart Kthupi.

ME TE LEXUARAT