Të shpallur në kërkim kultivim të 800 rrënjëve narkotike, arrestohen 6 persona në Mat

Aktualitet

Të shpallur në kërkim kultivim të 800 rrënjëve

Policia e Matit ka arrestuar 6 persona, të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se kanë rënë në pranga shtetasit Tahir Xhokola, Florenc Xhokola, Agron Xhokola, Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi. Shtetasit në fjalë, në vitin 2020 u shpallën në kërkim pasi u konstatuan që kishin kultivuar 800 rrënjë narkotike.

 

Policia sjell në kujtesë se më herët për të njëjtin rast ka arrestuar 2 persona, që dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

“Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg', për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT