Covid apo respekti? Ceremonia mortore e Pric Filip nuk krahasohet me atë të Princeshë Diana

Një ditë më parë, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elisabet. Sot, në orën 12:00, në ceremoninë e nderimit të Dukës së Edinburgut, do mbahet tradita e Mbretërisë së Bashkuar.
Ceremoni nderimi me armë. Goditjet me top, do të mbahen në 41 raunde, 21 herë në nderim të një ushtaraku të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore , një raund çdo minutë nga ora 12:00 në qytetet më të mëdha duke përfshirë Londrën, Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

Anijet e Marinës Mbretërore në det gjithashtu do të japin përshëndetje për nder të dukës, i cili shërbeu si një oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbajti titullin e Lartë Admiralit.

Në përpjekje për të shmangur turmat dhe rrezikun për infektim nga pandemia Pallati Buckingham i ka kërkuar publikut të mos dërgojë buqeta me lule në përkujtim të Dukës, por në vend të saj ata mundet të lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve në faqen zyrtare të pallatit mbretëror ose mund të dhuronin për bamirësi në vend që të linin me lule.
Duka e Edingburgut, humbi jetën mëngjesin e së premtes dhe që atëherë flamujt në të gjithë mbretërinë janë ulur në gjysëm shtizë deri në orën 08:00 të ditës pas varrimit të tij. Në përputhje me vullnetin e tij të fundit për të nuk do të mbahet një funeral shtetëror. Varrimi për Princ Philipin do të mbahet në St George's Chapel, Ëindsor, por të pranishëm do të jenë shumë pak persona për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Në katedralen në Abbey Westminster, duke nisur nga ora 18:00 këmbanat ranën plot 99 herë në nder të çdo viti të jetës së dukës një herë në 60 sekonda.

Ndërkohë, 24 vite nga vdekja e Lady Diana, para pallatit mbretëror, u dyndën njerëzit dhe buqetat me lule. Ndryshe është parë për vdekjen e Princ Filipit; ndoshta Covid-19…


