Autori u afrua dhe qëlloi 10 herë, detaje nga ngjarja në Orikum! I plagosuri po luante me letra!

Aktualitet

Autori u afrua dhe qëlloi 10 herë, detaje nga ngjarja në Orikum!

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e një nate më parë (26 janar) në Orikum, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Plagosja Orikum Vlore
Mësohet se i plagosuri, shtetasi Sildi Velaj 29 vjeç po luante me letra në karburant me disa shokë, kur autori është afruar me makinë dhe qëlloi 10 herë! 24-vjeçarin e prekën 3 plumba.

Dyshohet që sherri ka nisur prej disa ditësh për motive të dobëta. Shërbimet e Policis kanë shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes, shtetasin Qerim.B.

Njoftimi i policise dje (26 janar)

Rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion