I acaruar nga zhurma, shqiptari i heq respiratorin 76-vjeçarit me Covid duke i shkaktuar vdekjen, përfundon në burg

Kosovë&Rajon

I acaruar nga zhurma, shqiptari i heq respiratorin 76-vjeçarit me Covid

Arrestohet 60-vjeçari nga Shqiëria në Greqi, pasi në javën e parë të prillit, i hoqi aparatin respirator një 76-vjeçari grek, i cili ishte i  intubuar me Covid-19. Mediat greke shkruajnë se shqiptari i acaruar nga zhurma e aparatit, ja heq, dhe për pasojë, i moshuari ndërron jetë.

Shqiptari pasi mori veten nga Covid-19, kërkoi falje në prokurori, por gjykata mori vendimin “Arrest me burg” për të. Ndërkohë mësohet se gjatë dëshmisë, shqiptari tha se nuk ka asnjë lidhje me çështjen, ai tha se ishte në gjumë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi, megjithatë ai nuk mund të jepte shpjegime bindëse se si u gjetën gjurmët e gishtit të tij në pajisjen mbështetëse të respiratorit, që ai kishte hequr.

ME TE LEXUARAT