Arrestimi i Dakos, Ish-ministri i Drejtësisë godet SPAK-un: Rama duhet ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg

Aktualitet

Arrestimi i Dakos, Ish-ministri i Drejtësisë godet SPAK-un: Rama duhet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani akuzon SPAK-un për standard të dyfishtë.

Ai shkruan se nëse Dako futet në burg për një leje pallati të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender, sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg për lejet që nuk duhet t'i jepte.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Reagimi i plotë:

Ore prit iher prit,se tani po lexoj ç'paska bërë Gjushi që të meritojë arrestin.

Para 11 vitesh ka firmosur në leje ndërtimi që s'duhej dhënë. Dhe ka bërë dhe një tender.

Dakord, shum mirë kanë bërë. Por sipas këtij standardi ish kryetari i bashkisë Edi Rama duhet ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg për lejet që nuk duhet ti jepte.

Le pastaj lejet që sduhet të jepte KKT dhe tenderat pa garë dhe me fitues të paracaktuar të autorizuar nga Ai si Kryeministër....

Apo dy standarde një një derë, që të dyja mbajnë erë...

ME TE LEXUARAT