Vrasja në Elbasan, Arbër Paplekaj u vetëdorëzua me makinë të vjedhur nën kërcënimin e armës

Aktualitet

Vrasja në Elbasan, Arbër Paplekaj u vetëdorëzua me

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pas krimit ka grabitur makinën e një qytetari për të mbërritur në Tiranë, ku edhe u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Mësohet se Arbër Paplekaj e ka grabitur automjetin nën kërcënimin e armës, ndërsa në këtë foto duket, kur ka dalë nga furgoni i PD-së.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, ka tronditur qytetin.

Në këtë ngjarje u plagosën 4 persona, mes tyre edhe një efektive e policie e forcave Shqiponja, ndërsa rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion